Basketboll

ORLANDO I RRËMBEN FITOREN WARRIORS, VUCEVIC SHKËLQEN ME T-D

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors dhe Orlando Magic e nisën mëngjesin e të shtunës me një duel kundër njëra-tjetrës.

Ky duel u luajt në Amëay Center të Orlandos, teksa dhuroi spektakël dhe rezultat interesant.

Pas 48 minutave lojë të luftuar dhe të baraspeshuar, fitues me rezultatin 120-124 dolën skuadra e Orlando Magic.

Vendimtar për këtë sukses të Orlandos , doli të jetë çereku i katërt në të cilin ata bënë rikthim senzacional për të fituar edhe takimin.

Nikola Vucevic u veçua me paraqitje fenomenale duke regjistruar 30 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime, teksa u ndihmua mjaftë edhe nga Fournier  që shtoi 28 pikë.

Tek humbësit e Golden State më i miri ishte padyshim Steph Curry me 29 pikë dhe 11 asistime.

Warriors tashmë kanë rekord prej 16 fitoresh dhe 14 humbjesh, teksa renditën si skuadra e tetë në perëndim, në anën tjetër për Orlandon kjo ishte fitorja e 12-të, krahas 18 disfatave. Ata tashmë janë në pozitën e 12-të në bregun lindor.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Mv1q2_tpnB4

Komentet janë të mbyllura.