Basketboll

SI KUALIFIKOHET KOSOVA SONTE?

Prishtinë(AsistiOnline) – Me humbjen nga Luksemburgu të enjtën mbrëma, Kosova ia vështirësoi së tepërmi vetes gjasat për kualifikime në Botërorin 2023.

Përkundër kësaj humbje të papritur nga Luksemburgu, Kosova ende ka gjasa ti arrijë kualifikimet, por si mund të ndodhë kjo gjë?

Për tu kualifikuar tutje Dardanët, duhet të mposhtin Sllovakinë, por edhe për të shpresuar që Luksemburgu do të mundet nga Islanda.

Luksemburgu do të përballet me Islandën sot bga ora 16:00, ndërsa Kosova poashtu ndeshet sot me Sllovakinë, por nga ora 19:00.

Rezultatin e ndeshjes në mes të Kosovës dhe Sllovakisë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të saj, si zakonisht do mund ti gjeni në portalin ekskluziv basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.