Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
EDONI PËRSËRI FANTASTIK, FINLANDA VULOS KUALIFIKIMIN NË EVROPIAN – AsistiOnline
Basketboll

EDONI PËRSËRI FANTASTIK, FINLANDA VULOS KUALIFIKIMIN NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni me Finlandën e kanë mbyllur me fitore, ciklin kualifikues të ndeshjeve për në Kampionatin Evropian 2022.

Finlanda ka arritur të mposhtë organizatoren e ndeshjeve të fundit të grupit, Gjeorgjinë me rezultatin final të sfidës, 70-78, për ta konfirmuar kështu kualifikimin në Eurobasket 2022 me shumë meritë.

Edhe në këtë duel për Finlandën, basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni ishte fenomenal duke qenë prej koshashënuesve më të mirë të ekipit me 11 pikë dhe shtuar 3 asiste.

Vlen të ceket se në duelin e sotëm, Edoni realizoi 8 pikët e para të Finlandës dhe me to që në start, ‘susijengët’ udhëhoqën 0-8, ndërsa kjo në fund edhe ishte me rëndësi, pasi fituan 8 pikë dallim.

Mediat finlandeze dhe evropiane përfshirë faqen e Eurobasketit, kanë filluar ta etiketojnë Edonin si lojtarin kyç të Finlandës sidomos në vitet në vijim, si një djalosh fantastik dhe me të ardhme të ndritur.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.