PENZA FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 14-të në Superligën e basketbollit kosovar femëror.
Vashat pejane kanë triumfuar në udhëtim te KBF Prishtina me rezultatin përfundimtar, 66-77.
Ndeshja nisi ngushtë me dy skuadrat që e mbyllën çerekun e parë baraz, 22-22. Ndërsa në çerekun e dytë, Penza arriti të jetë më e mirë, 15-21 dhe shkoi në pushim me avantazh, 37-43.
Në pjesën e dytë, vazhdoi loja më e mirë e vashave pejane që e fituan edhe këtë çerek, 12-17. Periudha e fundit e ndeshjes u mbyll baraz, 17-17, ndërsa Penza e fitoi takimin me meritë.
Gabrielle Cooper me double-double(27pk, 10krc), Arbnore Përçuku poashtu me double-double(15pk, 14ast), Ashlie Howell me 11 pikë dhe Valbona Bytyqi me 10 sosh, ishin kontribueset kryesore në këtë triumf të Penzës sonte.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Alexis Tolefree me 13 pikë, si dhe Enisa Kamerolli e Dajan Daniel me nga 12 pikë.
Pas kësaj xhiroje, Prishtina(pozita 3) dhe Penza(pozita 4) barazohen me pikë në tabelë me nga 22, ku të dyjat skuadrat kanë nga 8 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Kastriotit e Penza e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.