Basketboll

EKSKLUZIVE: IRMA KONJUSHA TRANSFEROHET TE SHKUPI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja prishtinase, Irma Konjusha është bërë me skuadër të re.

Konjusha që deri tani luajti për KBF Prishtinën, karrierën e saj basketbollistike do ta vazhdojë tek skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, KB Shkupi.

Lajmin për kalimin e Konjushës te Shkupi, për AsistiOnline.com e ka konfirmuar ekskluzivisht vetë trajneri shkupjan, Enver Miftari.

Po dje kemi kompletuar transferin e Irmës tek ekipi ynë. Do të jetë ndihmesë e madhe për vajzat e reja që i ka Shkupi. Eksperienca e Irma Konjushës do të ngrisë vetëbesimin tek ekipi ynë”, deklaroi Miftari.

Konjusha është njëra prej basketbollisteve më të mira në vitet e fundit në Kosovë dhe së fundmi u paraqit me Prishtinën, ku sivjet në 4 ndeshje luajti me mesatare prej, 9.3 pikëve, 4.3 asisteve dhe 2.8 kërcimeve për ndeshje.

Përpos Prishtinës, Konjusha në Kosovë ka luajtur edhe te Penza e Pejës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.