FITORE E MADHE NË KRYEQYTET, VËLLAZNIMI RI-HAP LUFTËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 8 humbjeve rresht skuadra e Vëllaznimit ka arritur fitore në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Sigal Prishtinën.
Gjakovarët kanë arritur që të triumfojnë në kryeqytet me shumë meritë dhe me rezultatin final, 74-86.
Kuqezinjët e nisën sfidën që në start më mirë, duke e fituar çerekun e parë, 13-19, përderisa çereku i dytë u mbyll baraz, 24-24 e skuadrat shkuan në pushim me rezultatin, 37-43 në favorin e mysafirëve.
Loja e ngushtë mes skuadrave dhe dominimi i lehtë i Vëllaznimit, vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në fakt gjakovarët fituan dy periodat e fundit të ndeshjes ngushtë(21-24, 16-19) të cilat ia siguruan fitoren e parë në vitin 2021, skuadrës simpatike nga Gjakova.
Individët më të dalluar në fitoret e madhe të Vëllaznimit sot ishin: Emmanuel Omogbo me double-double fantastik(26pk, 15krc), transferi i ri Ty Nichols me 26 pikë dhe Robert Shestani që shtoi 16 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Tevin Mack me 25 pikë, Nigel Johnson me 20 pikë, si dhe Edmond Azemi me 12 pikë e Seth Leday me 10 sosh.
Me këtë triumf, Vëllaznimi ngritet në kuotën e 25 pikëve edhe pse mbetet i fundit me 5 fitore e 15 humbje. Ndërsa, Prishtina e 6-ta dhe ka 26 pikë, 6 fitore e 14 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Bashkimit e Vëllaznimi e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.