Basketboll

SUPER-EKSKLUZIVE: ISH-LOJTARI I SHUMË SKUADRAVE EVROPIANE, TRANSFEROHET TE PONTE PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Largimi i papritur i Jememiah Paiges mund të mos ja lërë fare ‘shenjë’, skuadrës së Ponte Prizrenit që si duket do ta zëvendësojë atë në mënyrën e duhur.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se skuadra e Ponte Prizrenit tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin amerikan me përvojë të madhe, Kwame Vaughn.

30 vjeçari Kwame Vaughn nga SHBA-të, është i gjatë 190 centrimera dhe ka karrierë të jashtëzakonshme në basketbollin evropian me skuadrat si: Maccabi Ironi, Ironi Nahariya(Izrael), Antwerp(Belgjikë), ASVEL(Francë), Skylinders Frankfurt(Gjermani), Aris(Greqi), Parizan(Serbi), Zara(Kroaci) etj.

Vlen të ceket përvoja e tij në ABA Ligë me Partizanin e Beogradit më 2017, ku ka luajtur me mesatare, 11.7 pikë, 4.3 asiste e 2.8 kërcime. Vaughn ka luajtur në ABA Ligë edhe me Zarën kroate në stinorin 2018/19 me mesatare, 13.3 pikë, 3.2 asiste e 2.4 kërcime për ndeshje

Në stinorin e fundit, Vaughn është paraqitur me skuadrën, ”Al Ittihad” nga Arabia Saudite. Dhe vlen të ceket se ky lojtar në basketbollin evropian ka zbarkuar nga liga e kolegjeve amerikane, NCAA1, konkretisht nga skuadra, ”California State University”.

Sigurisht që me këtë top-transfer, skuadra e Ponte Prizrenit do të jetë prej ekipeve pretendente kryesore për titullin e kampionit në basketbollin tonë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.