TREPÇA I REVANSHOHET RAHOVECIT, TAKIANOS E NISË ME HUMBJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Periudha e pushimit disa javor, si duket i ka shërbyer pozitivisht skuadrës së Trepçës, që sonte mposhti Rahovecin.
”Minatorët” kanë arritur fitore të madhe në udhëtim te Rahoveci me rezultat përfundimtar, 67-78.
Sa i përket rrjedhës së sfidës, Trepça e nisi që në start më mirë duke i fituar të dy çerekët e parë(18-26, 14-16) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazhin, 32-42.
Me të filluar pjesa e dytë, Rahoveci e mori inicativën e takimit, duke fituar periodën e tretë(21-16), por që Trepça u kundërpërgjigj shpejtë, duke u rikthyer te loja e mirë dhe duke e fituar edhe çerekun e katërt(14-20) që i shërbeu për ta fituar krejt takimin.
Tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Trepçës sonte: Drilon Hajrizi me 19 pikë, Stavros Toutziarakis me double-double fantastik(18pk, 12krc) e Burim Zekiqi me 10 pikë.
Te Trepça s’mjaftuan për fitore, Alban Veseli e Isaiah Traylor me nga 17 pikë secili.
Në këtë duel vlen të ceket se trajneri i ri i Rahovecit, Fotis Takianos debutoi me humbje në stolin e ‘vreshtarëve’.
Pas këtij triumfi të merituar, Trepça ngritet në kuotën e 27 pikëve dhe tash gjendet e 6-ta në tabelë me 7 fitore e 13 humbje. Ndërsa, Rahoveci gjendet i 4-ti me 32 pikë, 12 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Yllit e Trepça e pret Ponte Prizrenin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.