Basketboll

BOSTONI ‘VIKTIMË’ E ATLANTAS, SHKËLQEJNË GALLINARI DHE YOUNG

Prishtinë(AsistiOnline) – Danilo Gallinari ishte performuesi më i mirë në NBA mëngjesin e të enjtes, italiani realizoi plotë 38 pikë për ndihmuar skuadrën e Atlantas të fitoj duelin me një prej skuadrave më të mira në lindje, Boston Celtics.

Haëks realizuan plotë 71 pikë vetëm në pjesën e parë, e më pas në të dytën menagjuan rezultatin për të arritur fitore të lehtë.

Rezultati përfundimtar i këtij dueli ishte: Boston Celtics 112-127 Atlanta Haëks.

Gallinari realizoi 38 pikë dhe 6 kërcime, teksa në fitore poashtu u dallua edhe ylli i ri, Trae Young me 33 pikë dhe 7 asistime.

Nga ana tjetër tek Celtics paraqitje të tmerrshme pati Jayson Tatum që realizoi vetëm 13 pikë.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve të luajtuara në mëngjesin e të enjtes:

Lakers 89-114 Jazz,

Hornets 124-121 Suns,

Timberwolves 129-133 Bulls,

Raptors 108-116 Heat,

Rockets 96-112 Cavaliers,

Pistons 118-128 Pelicans,

Warriors 111-107 Pacers.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=raHGzDGN4Bs

Komentet janë të mbyllura.