Basketboll

CSKA-JA FITON PËRBALLJEN DRAMATIKE NDAJ OLIMPIAKOSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – CSKA Moska e ka fituar me shumë telashe përballjen kryesore të mbrëmjes ndaj Olimpiakosit në Greqi.

Moskevitët arritën që ta kishin epërsinë deri në +20 në këtë duel, por Olimpiakosi arriti që ta përmbysë pak momente para fundit rezultatin, derisa u shfaq në lojë Mike James që me realizimin e 2 nga 3 gjuajtjet e lira, siguroi fitoren minimale të CSKA-së, 74-75.

Pikërisht Mike James me 15 pikë, ishte individi më i dalluar në këtë fitore të skuadrës ruse, ndihmuar edhe nga Johannes Voigtmann me 14 sosh.

Te Olimpiakosi s’mjaftuan për fitore, McKissic me 24 pikë e as Sasha Vezenkov me 14 të tjera.

Pas xhiros së 21-të, CSKA Moska renditet në pozitën e dytë me 15 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Olimpiakosi pozicionohet i 13-ti me 9 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.