DAVIS I LËNDUAR ZËVENDËSOHET NGA BOOKER NË ALL STAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Komisionerët e NBA kanë zgjedhur basketbollistin i cili do jetë pjesë e ndeshjes së yjeve të njohur si “All-Star Game”, me yllin e Phoenix Suns, Devin Booker që do të paraqitet si zëvendësues i alo-qendrës së L.A Lakers, Anthony Davis.
Davis që ishte një nga më të votuarit nga fansat, mediat dhe lojtarët nuk do të mund të paraqitet përshkak të një lëndimi që pësoi në duelin kundër Denver Nuggets.
Shumë basketbollistë aktual dhe legjenda të këtij sporti reaguan pasi morën lajmin se Booker nuk do të jetë as në 5-shet startuese e madje as si pjesë e rezervistëve. Reagimin më të ashpër e pati edhe rivali i tij në perëndim, Lebron James i cili në momentet e para pas publikimit të emrave qe do jenë pjesë e “All Star” reagoi në twitter duke shkruar: “Booker është padyshim lojtari që respektohet më se paku në ligë”
Tashmë janë kompletuar të gjithë emrat e startuesëve, trajnerëve dhe rezervistëve për ndeshjen “All-Star”.
Në rast se nuk do të kemi ndonjë lëndim befasues në ditët në vijim këta do jenë basketbollistët prezent:
Nga perëndimi: Lebron James (C), Steph Curry, Nikola Jokic, Luka Donçiq, Kaëhi Leonard
Nga lindja: Kevin Durant (C), Kyrie Irving, Joel Embiid, Bradley Beal, Giannis Antetokounmpo
Rezervistët e perëndimit: Devin Booker, Zion Ëilliamson, Rudy Gobert, Paul George, Damien Lillard, Donovan Mitchell dhe Chris Paul
Rezervistët e lindjes: James Harden, Jaylen Broën, Zach LaVine, Ben Simmons, Julius Randle, Jason Tatum dhe Nikola Vucevic.
Trajnerë në këtë duel do jenë dy udhëheqësit e skuadrave që mbajnë rekordet më të mira aktualisht në NBA, Quinn Snyder i Utah Jazz do të udhëheq skuadrën e Lebron James ndërsa Doc Rivers atë të Kevin Durant.
Përndryshe, James dhe Durant do të zgjedhin lojtarët që do jenë pjesë e skuadrave të tyre me datën 4 Mars.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.