Basketboll

KB PRISHTINA ME DREJTOR TË RI SPORTIV

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina nga sot është bërë me drejtor të ri sportiv.

Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, ka njoftuar se bordi i klubit ka vendosur ta emërojë drejtor sportiv të ekipit, Fidan Hamitin.

Sot bordi i klubit vendosi t’a emërojë Fidan Hamitin drejtor sportiv të klubit. Fidani, ish-basketbollist dhe menaxher i suksesshëm në institucione të ndryshme, do t’i bashkangjitet ekipit dhe të përkujdeset për mbarëvajtjen e pjesës sportive të klubit në sfidat e radhës. Fidanit i urojmë punë të mbarë dhe vazhdimin e sukseseve të klubit në të gjitha kompeticionet”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

Të kujtojmë se aktualisht skuadra kryeqytetase ka mbetur pa trajner, shkaku i dorëheqjes së trajnerit të deritanishëm, Dragan Radoviç.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.