NDRYSHON FAVORITI PËR MVP, LEBRON JAMES NUK ËSHTË MË I PARI!
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas performancave jo dhe aq të mira të tij dhe skuadrës, Lebron James nuk është më favoriti kryesor për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Paraqitjet e mira të Philadelphia 76-ers dhe qendrës së skuadrës, Joel Embiid kanë bërë që ky i fundit të jetë tashmë edhe i pari në renditjen javore të NBA sa i përket pesëshes favorite për të triumfuar në fund si MVP të sezonit të rregullt.
Deri më tani, Embiid po paraqitet me mjaftë sukses teksa po arrin mesatarisht gati 30 pikë dhe mbi 11 kërcime për çdo ndeshje.
Tashmë 5-shja e favoritëve për çmimin e MVP duket kështu:
1. Joel Embiid
2. Lebron James
3. Nikola Jokic
4. Steph Curry
5. Damian Lillard
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.