PRISHTINA RIKTHEHET TE FITORET NËN-UDHËHEQJEN E RASHICËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është rikthyer te fitoret në Superligën e Kosovës, pas disfatës befasuese nga Vëllaznimi në mesjavë.
Kryeqytetasit kanë arritur që si mysafirë të mposhtin skuadrën e Bashkimit me rezultat final, 88-99.
Duhet cekur se pothuajse përgjatë tërë kohës, skuadra mysafire e Prishtinës e pati rezultatin në favorin e vet dhe në fund me shumë meritë arriti te fitorja e shtatë sezonale.
Basketbollistët më të dalluar në fitoren e Prishtinës sonte ishin: Nigel Johnson me 31 pikë, Tevin Mack me 18 pikë, Daniel Lekndreaj me 16 pikë, Fisnik Rugova me 12 e Seth Leday me 11 sosh.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore: Christian Lutete me 31 pikë, Obinna Oleka me 14 pikë, Juljan Hamati me 12 pikë e Qëndrim Biraj me 11 sosh.
Pas xhiros së 21-të, Prishtina ngjitet së paku përkohësisht në pozitën e 6-të në tabelë me 28 pikë, 7 fitore e 14 humbje. Ndërsa, Bashkimi mbetet i 5-ti me 30 pikë, 10 fitore e 10 humbje.
Në xhiron e radhës, Bashkimi i shkon Trepçës e Prishtina e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.