TREPÇA DHE PRIZRENI, NDESHEN NË ”MINATORI”
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 21-të e Superligës së meshkujve, sonte vazhdon edhe me një ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante.
Bëhet fjalë për duelin ndërmjet Trepçës dhe Ponte Prizrenit. Mitrovicasit janë këndellur në stinorin pranveror, derisa prizrenasit me përforcimet që kanë bërë kanë synime të mëdha. Trepça ka shtatë fitore dhe 13 humbje, kurse Ponte 13 fitore dhe gjashtë humbje.
Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
Superliga – Java 21
E shtunë
19:00 Trepça – Ponte Prizreni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.