BASHKIMI ME TRANSFER BOMBASTIK, ARRIN MARRËVESHJE ME IRMA KONJUSHËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Irma Konjusha është lojtarja më e re e Bashkimit të Prizrenit.
Skuadra portokallinje ka njoftuar çaste më parë se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me njërën prej lojtareve më të mira të viteve të fundit në basketbollin e Kosovës, Irma Konjusha.
”Njëra prej lojtareve më të mira vitet e fundit, që ka fituar gjithçka në Kosovë dhe ka luajtur në EuroCup, Irma Konjusha i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin e këtij sezoni. Me Irmën në ekip, synimet tona të mëdha vetëm konfirmohen e forcohen edhe më shumë. Irma, mirësevjen te Bashkimi dhe i bashkohesh familjes portokall e zi”, shkruan njoftimi i skuadrës së Bashkimit.
Konjusha është njëra prej basketbollisteve më të mira në vitet e fundit në Kosovë dhe së fundmi u paraqit me Prishtinën, ku sivjet në 4 ndeshje luajti me mesatare prej, 9.3 pikëve, 4.3 asisteve dhe 2.8 kërcimeve për ndeshje.
Përpos Prishtinës, Konjusha në Kosovë ka luajtur edhe te Penza e Pejës. Ndërsa jashtë vendit te Shkupi në Maqedoninë Veriore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.