INTERESANTE: SONTE PËRBALLEN TRAJNERËT E VETËM QË I SHPËTUAN EKSODIT TË LARGIMEVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës, ku përballen skuadrat nga qyteti i Prizrenit, Ponte dhe Bashkimi.
Para nisjes së kësaj përballje, AsistiOnline.com ju sjell një fakt interesant që vlen për tu veçuar sa i përket këtyre dy skuadrave simpatike që gjithmonë dhurojnë show, saherë që ballafaqohen mes vete.
Ponte Prizreni dhe Bashkimi, janë dy skuadrat e vetme në edicionin 2020/21 të Superligës së Kosovës që nuk i kanë ndërruar trajnerët, Arbnor Rifati dhe Illmen Bajra.
Madje të dy trajnerët ishin në krye të stoleve të skuadrave respektive edhe në komplet edicionin e shkuar, duke i mbijetuar eksodit të madh të trajnerëve të larguar nga elita kosovare, pasi të gjitha skuadrat tona i kanë ndërruar sivjet trajnerët, por kjo nuk vlejti edhe për skuadrat prizrenase.
Të dy trajnerët e lartëcekur(Rifati dhe Bajra), janë pikërisht me prejardhje nga qyteti i Prizrenit dhe të shohim se a do të mund ti mbijetojnë qëndrimit në ekipet e tyre së paku deri në fund të edicionit.
Sfida në mes të Ponte Prizrenit dhe Bashkimit, luhet sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në platformën më ekskluzive në vendin tonë, Artmotion. Ndërsa rezultatin për çdo çerek, por edhe raportin e detajuar të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.