Basketboll

KONFIRMOHET LAJMI I ASISTIT, DARRELL DAVIS ZYRTARIZOHET TE RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka konfirmuar lajmin e AsistiOnline.com që para disa ditëve njoftoi se ‘vreshtarët’ do ta rikthejnë në ekip, Darrell Davisin.

Rahoveci është më tepër se një klub. Prandaj, është e vështirë t’i thuash lamtumirë e të refuzosh një rikthim në “Mizahir Isma”. Një nga basketbollistët më të mirë të skuadrës viteve të fundit, Darell Davis, rikthehet sërish në “Grapeland”, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave. Gradualisht ekipi po kompletohet, ndërsa tani mbetet që djemtë t’i zbatojnë urdhrat e trajnerit dhe të dhurojnë më të mirën e tyre për klubin, respektivisht qytetin”, shkruan njoftimi zyrtar i KB Rahovecit.

Davis në stinorin vjeshtor të këtij edicioni u paraqit me Slloboda Tuzllën në elitën boshnjake dhe ishte nën-urdhërat e ish-trajnerit të Prishtinës, Damir Mullaomeroviq që ishte kryetrajner atje.

Me skuadrën nga Bosnja, Davis luajti me mesatare, 13.1 pikë, 3.7 kërcime e 3.2 asiste për ndeshje.

Ndërsa në stinorin 2019/20, amerikani nga Detroiti kishte luajtur me statistika impresive pikërisht tek skuadra e Rahovecit me 20.5 pikë, 6.0 kërcime e 4.1 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.