Basketboll

ME +30 EFESI SHKATËRRON CSKA-NË

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros së 28-të në Euroligë i ka takuar Anadolu Efesit që ka mposhtur CSKA Moskën në ”Sinan Erdem Dome”.

Skuadra nga Stambolli e ka fituar shumë më lehtë se që është pritur, duelin e sontëm përballë CSKA Moskës me rezultatin final të sfidës, 100-70.

Vasilije Micic me 21 pikë, Sertac Sanli me 14 pikë e Chris Singleton me 12 sosh, ishin tre basketbollistët më të dalluar në fitoren e madhe të Efesit sonte.

Te CSKA-ja vetëm dy basketbollistë arritën pikë dyshifrore, Tornike Shengelia me 14 pikë e Johannes Voigtmann me 10 sosh.

Pas kësaj ndeshje, Efesi ngritet në pozitën e tretë me 17 fitore e 10 humbje. Ndërsa, CSKA-ja mbetet e dyta me 16 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.