Basketboll

MPOSHT NEW BASKETIN, ISTOGU PËRKOHËSISHT LIDER NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka fituar përballjen e xhiros së 13-të në Ligën e parë, duke mposhtur New Basketin në Prizren.

Në sfidën që ishte shumë interesante deri në fillim të çerekut të fundit dhe skuadrat luftuan shumë, Istogu në periodën vendimtare u tregua më i koncentruar dhe e fitoi duelin, 91-108, rezultati final në fakt nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes që u zhvillua në Prizren.

Individët më të dalluar në fitoren Istogut sonte ishin: Diamant Shabani e Ardit Pepaj me nga 21 pikë, Mirlind Zekaj me 20 pikë, si dhe Mirza Skrelja me 11 sosh.

Te New Basketi s’mjaftuan për fitore: Aaron Njike me 27 pikë, Bardh Rexha me 17 pikë, Hajriz Hazeri me 16 pikë e as Butrint Bajraktari me 12 pikë.

Pas xhiros së 13-të, Istogu bëhet lider i Ligës së parë së paku përkohësisht me 24 pikë, 11 fitore e 2 humbje. Ndërsa, New Basketi mbetet i 5-ti me 20 pikë, 7 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e ardhshme, New Basketi i shkon Vushtrrisë e Istogu e pret Lipjanin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.