NGA PRIZRENI NË STAMBOLL PËR DERBIN E EUROLIGËS[VIDEO]
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë natës së sontme u zhvillua derbi i xhiros në Euroligë në mes të Efesit dhe CSKA Moskës.
Nga Kosova për ta përcjellur këtë super-ndeshje udhëtoi edhe një kosovar, Edmond Vila nga Prizreni ishte i pranishëm sonte në ”Sinan Erdem Spor Arena” të Stambollit.
Vila i cili është adhurues i madh i basketbollit dhe skuadrës së Efesit, sonte përcolli direkt nga vendi i ngjarjes skuadrën e Efesit, ku pas ndeshjes arriti që të futet edhe në hapësirat VIP të arenës gjigante për tu takuar me yjet e Efesit.
Përpos fotografive të shumta me lojtarët e Efesit, Vila arriti që të marrë nënshkrimin në fanelë edhe të super-yllit të Efesit dhe Euroligës, Shane Larkin.
Edmond Vila njëherazit është edhe babai i basketbollistit të talentuar prizrenas, Auron Vila dhe fanela e nënshkruar nga Larkin do ti jepet pikërisht të birit të tij i cili e pëlqen lojën e fundorit amerikan për së tepërmi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.