‘PRLE’ TRAJNERI I KATËRT TE PEJA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Ende pa përfunduar mirë, pjesa e rregullt e stinorit të Superligës së Kosovës, skuadra e Pejës vazhdon të mos bëhet ‘rehat’ me trajnerë.
Dragan Radoviç i cili u emërua sot në krye të Pejës, është trajneri i katërt që ndërrohet te ish-kampionët e Kosovës të cilët nuk po arrijnë të stbailizohen me trajnerë për drejtimin e skuadrës.
E kishin filluar me kroatin, Edi Xhelalia i cili i udhëhoqi tnë 10 ndeshje, ku arriti 7 fitore e pësoi 3 humbje, por që u largua nga skuadra pa bujë të madhe.
Pas Xhelalijës, erdhi Shemshetin Bash nga Turqia, por edhe ky u largua, siç tha personalisht për arsyje familjare pas vetëm 2 ndeshjeve(1 humbje e 1 fitore) dhe tash së fundmi, Jordanço Davitkov i cili u shkarkua nga drejtuesit e Pejës pas 10 ndeshjeve, 4 fitore e 5 humbje në Superligë, si dhe 1 humbje në Superkupë.
Sot pejanët njoftuan se kanë kompletuar marrëveshjen me Dragan Radoviçin i cili ka udhëhequr një mori skuadrash kosovare si: Bashkimin, Yllin dhe Prishtinën dhe e njeh mirë ligën e Kosovës.
Peja aktualisht gjendet në pozitën e katërt të Superligës me 33 pikë me 12 fitore e 9 humbje.
Në vikend pejanët luajnë në udhëtim te rivali i madh, Sigal Prishtina me të cilët udhëhoqi së fundi pikërisht trajneri, Radoviç.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.