Basketboll

FITORJA E 12-TË RADHAZI, GJILANASIT RIKTHEJNË KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita e ka arritur edhe fitoren e radhës në stinorin e rregullt të Ligës së parë, kësaj radhe në Prizren ndaj Megasportit.

Gjilanasit kanë shpartalluar tërësisht dhe mposhtur thellë, skuadrën e Megasportit me rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 69-112.

Ishin pikërisht mysafirët nga Gjilani që e dominuan këtë duel nga fillimi e deri në fund dhe fitorja ishte krejtësisht e natyrshme, duke parë formën e lartë nëpër të cilën po kalon ekipi i drejtuar nga trajneri, Gyltekin Selimi.

Pesë basketbollistë të Dritës arritën pikë dyshifrore në fitoren e Dritës: Xzavier Barmore(32), Arian Mehmeti(24), Bardh Jakupi(18), Gent Shala me double-double(14pk, 10krc), si dhe Qëndrim Demi(11).

Te Megasporti lojë të mirë shfaqën: Ensar Muriqi që shënoi 22 pikë, Bleonis Tanushi 15 pikë e Edison Krasniqi shtoi poashtu 13 sosh.

Pas kësaj xhiroje, Drita pozicionohet në vendin e parë me 25 pikë, 12 fitore e vetëm 1 humbje. Ndërsa, Megasporti mbetet i 7-ti me 17 pikë, 4 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e radhës, Drita luan në shtëpi ndaj Marigona Hill Prishtinës e Megasporti i shkon Prishtinës së Re në kryeqytet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.