Basketboll

ZYRTARE: BASHKIMI DHE ILLMEN BAJRA NDËRPREJNË BASHKËPUNIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe tejet të gjatë si trajner te Bashkimi, Illmen Bajra më nuk do të jetë trajner i skuadrës prizrenase.

Sipas njoftimit zyrtar nga skuadra e Bashkimit, klubi dhe trajneri Bajra kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Të kujtojmë se Bajra u emërua trajner i Bashkimit në stinorin 2019/20, ndërsa bashkëpunimi vazhdoi edhe në sezonin vijues 2020/21 e deri më tash.

Trajneri i ri me perspektivë të madhe ka krijuar një përvojë të konsiderueshme në basketbollin e Kosovës, duke fituar gjithçka të mundshme me KBF Bashkimin në elitën femërore kosovare, ndërsa për një stinor ishte edhe ndihmës-trajner te KB Prishtina.

Bajra ka qenë edhe përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, që u paraqitën në Kampionatin Evropian, Divizioni B gjatë vitit 2019. Ndërsa e ushtron edhe rolin e ndihmës-trajnerit tek Kombëtarja A e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.