PËRBALLJA E RADOVIÇIT ME ISH-SKUADRËN, SONTE MBYLL XHIRON
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 22të e Superligës së Kosovës mbyllet sot me një super-ndeshje në program.
Përballja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalët e vjetër.
Bardhekaltrit pësuan nga Vëllaznimi, por fituan ndaj Bashkimit, kurse pejanët hyjnë me ndryshime, ku së fundi si trajner është angazhuar ish-trajneri i prishtinasve, Dragan Radoviq.
Prishtinasit kanë shtatë fitore dhe 14 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe nëntë humbje.
Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
Superliga – Java 22
E diel
19:00 Sigal Prishtina – Peja.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.