PRISHTINA MPOSHT PEJËN ME PËRMBYSJE, MALINKOV DEBUTON ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina ka arritur një fitore shumë të rëndësishme sonte ndaj Pejës, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit i janë gëzuar fitores në shtëpi, duke arritur që të mposhtin Pejën me rezultatin final, 94-84.
Peja e nisi ndeshjen më mirë se Prishtina në fakt, për ta fituar çerekun e parë, 18-29, por që Prishtina u rikthye shpejtë dhe fitoi atë të dytë me rezultat, 29-19, ndërsa skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat të ngushtë në favorin e Pejës, 47-48.
Në pjesën e dytë, Prishtina hyri shumë më e motivuar dhe në momente kyçe arriti që të jetë më e vëmendshme e kjo bëri që ata ti fitojnë dy periodat vendimtare(22-16, 25-20) e të cilat ua fituan edhe krejtë ndeshjen.
Tevin Mack me double-double ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Prishtinës sonte(37pk, 10krc), Nigel Johnson realizoi 25 pikë, ndërsa Seth Leday e Daniel Lekndreaj kontribuan me nga 11 pikë.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Brandon Walters me 29 pikë e Rron Grapci me 21 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.