Basketboll

TREPÇA E MOTIVUAR, PRET BASHKIMIN ME TRAJNER TË RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme vazhdon me ndeshje, xhiro e 22të e Superligës së Kosovës me ndeshje shumë interesante në program.

Në ndeshjen e parë të së dielës, Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin.

Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësoi humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 22

E dielë

17:00 Trepça – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.