Basketboll

ANFERNEE SIMONS TRIUMFON NË SUPER-GARËN E NGULITJEVE NË ALL STAR 2021

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen All Star nga yjet e NBA-së e cila u luajt dje u zhvillua edhe gara për ngulitjen më të bukur.

Kësaj radhe munguan yje me emër në këtë garë, por show dhe atraktiviteti jo, sepse garuesit ishin fantastikë me ngulitjet e tyre akrobatike.

Obi Toppin i New York Knicks, Anfernee Simons i Portland Trail Blazers dhe Cassius Stanley i Indiana Pacers garuan për ngulitjet më të mira në këtë All Star.

Në finale shkuan, Obi Toppin i Knicks dhe ai i Blazzers, Anferne Simons.

Në fund nga pesë anëtarët e jurisë Simons mori tri vota dhe u zgjodh fitues i kësaj gare.

Për 21-vjeçarin kjo ishte hera e parë që e fiton këtë garë dhe ai ishte shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë arritje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=uq4tmHHj-Qs&t=483s

 

Komentet janë të mbyllura.