Basketboll

SPEKTAKËL NË ALL STAR 2021: FITON EKIPI I ‘MBRETIT’ JAMES

Prishtinë(AsistiOnline) – Mesnatën që po e lëmë pas, është luajtur ndeshja më interesante e vitit në NBA, ajo mes yjeve të skuadrave apo e njohur si ALL Star Game.

Në qytetin e Atlantas atje ku u luajt ndeshja, basketbollistët e pranishëm në këtë ndeshje dhuruan show për të gjithë ata që i ndjekën në televizione, ndërsa në sallë nuk pati shikues shkaku i masave anti-covid.

Ekipi i kapitenit Lebron James triumfoi në fund, ndaj atij të Kevin Durantit me 20 pikë dallim, 170:150.

Plotë 320 pikë u shënuan në këtë All Star, por që nuk arriti të thyhet rekordi i All-Starit të 2017-tës kur Konferenca Perëndimore atë kohë kishte fituar me rezultat, 192-182.

Ylli i mbrëmjes në këtë All Star, padyshim që ishte Giannis Antetokounmpo i skuadrës fituese i cili për 20 minuta lojë i realizoi plotë 35 pikë, 7 kërcime e 3 asiste, ndimuar edhe nga Damian Lillard me 32 pikë, Steph Curry me 28 e Jaylen Brown me 22 sosh.

Tek skuadra e Durantit, Bradley Beal ishte më i miri me 26 pikë, Kyrie Irving realizoi 24, si dhe James Harden e Jayson Tatum që patën nga 21 sosh.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=v0Fi_nkUH_4

 

Komentet janë të mbyllura.