Basketboll

LIS SHOSHI FLET PËR RIKTHIMIN NGA LËNDIMET DHE AVENTURËN E RE TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më cilësorë që ka basketbolli i Kosovës aktualisht, Lis Shoshi më në fund është rikthyer nga lëndime e rënda që e lanë jashtë parketit për në kohë të gjatë.
 
Në një intervistë për RTV Dukagjini, Shoshi ka folur për lëndimet e rënda që ka pasur, kohën e rikuperimit dhe aventurën e re me Pejën.
 
Po ka kaluar bukur një kohë e gjatë, gati dy vite prej lojes së fundit. Kam pas probleme me lëndime të një pasnjëshme të rënda mund të them. Me rehabilitim shumë të vështirë, që më ka marrë kohë gati 18 muaj prej lëndimit në lëndim, po që tash shpresoj se ato i kam lënë pas vetes dhe shpresoj që shumë shpejtë do të filloj edhe me lojë dhe ti lë ato pas, njëherë e përgjithmonë”, thotë qendra pejane.
 
I pafatë me lëndime, pësoi një të tillë në kohën kur po e bënte hapin më të madh në karrierë, duke u transferuar tek një ekip i madh gjerman(Oliver Wuerzburg).
 
Fillimi ka qenë vështirë pak, pasiqë jam lënduar ndoshta 2 javë para se të paraqitem në ekipin që ka qenë hapi ma i madh në karrierën time, po çka të bëjmë, sporti është me këto probleme. Atëherë ka qenë një operim i vështirë i krahut, jam rehabilituar, pastaj e kam pasur lëndimin tjetër, operim përsëri në kurriz”, tregon fillimisht Shoshi.
 
Aventura e Lisit te Peja pas lëndimit po fillon, porse a e kishte të vështirë të pranoj ofertën e klubit të qytetit nga e ka prejardhjen, tregon vet ai.
 
Peja është shtëpia ime, kam ndenjur shumë dhe e kam parë të arsyeshme që të aktivizohem në qytetin tim dhe të jap kontributin tim më të mirë, pasiqë edhe unë do të përfitoj këtu, pasi nuk kam luajtur qe një kohë dhe shpresoj që sa më shpejtë do të kthehem në një formë që ti ndihmoj ekipit”, flet me optimizëm ai.
 
A mund ta shohim Lisin në parket gjatë fundjavës, ku Peja e zhvillon derbin me Rahovecin?
 
Nuk e di, shpresoj që po, por të shohim, sepse nuk ja vlen të ngutem, pasiqë kam pritur kaq gjatë edhe një javë apo dy më shumë, të paktën për mua, ndoshta për fansa vlen shumë, po për mua, pasi kam pritur 2 vite, besoj që një apo dy javë me u ndje i fortë fizikisht kam nevojë”.
 
Peja gjendet në një krizë të rezultateve gjatë javëve të fundit, Lisi beson që me ardhjen e tij dhe disa transfereve të tjera, klubi do të këndellet.
 
Shpresoj që me ushtrimet që do ti bëjmë ditë për ditë, do të komponohemi sa më mirë, shpresoj që lëndimet mos të ndodhin në ekip dhe shpresoj që çdo javë të jemi të kompletuar e të paraqitemi sa më mirë’‘, tha krejt në fund, qendra 213 centimetërshe.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.