PONTE PRIZRENI LIRON CANNEFAXIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Forma e mirë e transferit të fundit të Ponte Prizrenit, Landon Taliaferro ka bërë që skuadra prizrenase të mos e rikthejë më Xavier Cannefaxin në ekip.
Pas një pauze 20 ditore në javët e kaluara, klubi prizrenas e kishte liruar Cannefaxin për pushim një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili para nisjes për në Kosovë kishte rezultar pozitiv me COVID-19.
Mungesa e tij e gjatë bëri drejtuesit e Ponte Prizrenit që të zëvendësojnë atë me një lojtar të ri fillimisht për pak kohë, por duket se forma e mirë e Landon Talliaferros i bindi ata që ta mbajnë në ekip këtë të fundit.
Ndërsa, AsistiOnline.com nga burime të afërta me Ponte Prizrenin, ka marrë vesh që Cannefax është liruar krejtësisht nga ekipi dhe më nuk do të jetë pjesë e tyre.
Ponte Prizreni aktualisht ka tre basketbollistë të huaj, Kwame Vaughn, Landon Talliaferro, Josh Martin, por edhe Divine Mylesin i cili llogaritet si vendor ngase ka nënshtetësinë e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.