Basketboll

DONCIC ME TRIPLE DOUBLE HISTORIK, DALLASI FITON NDAJ SPURS

Prishtinë(AsistiOnline) – Slloveni Luka Doncic vazhdon me paraqitje spektakolare në NBA.

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic, ka regjistruar shifra fantastike që prej ardhjes në NBA, ndërsa një gjë të tillë e arriti edhe mbrëmë përballë Spurs.

Tashmë në fillim të sezonit të tretë, Doncic arriti triple-double’in e 33-të në ligën më të fortë në botë.

Në fitoren 115: 104 ndaj San Antonio Spurs, Doncic shënoi 22 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime, të cilat e ngjitën më tej në listën e përjetshme të lojtarëve që bënë më shumë triple-double në karrierën e tyre.

Slloveni tani gjendet në vendin e 11-të së bashku me Bob Cousyn.

Vetë ajka e basketbollit NBA, në të cilën ndodhet Doncic, mund ta trashë edhe më tej emrin e tij në librat e rekordeve.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=uq_XWWLLA50

Komentet janë të mbyllura.