PAS 6 VITESH LARGOHET NGA SAN ANTONIO
Prishtinë(AsistiOnline) – Lamarcus Aldridge largohet nga San Antonio Spars pas gjashtë viteve të kaluara në shtetin e Teksasit.
Siç edhe konfirmoi trajneri i Spurs, Greg Popoviç, të dy palët arritën një marrëveshje të ndërsjellë për ndarje.
Spurs po kërkojnë një tregti të mundshme për Aldridge dhe thuhet se kanë disa mundësi, kështu që rezultati i këtyre bisedave pritet deri në fund të kësaj jave, raporton ESPN.
Nëse Spurs nuk bien dakord për një tregti për Aldrige deri në 25 Mars, ata do të duhet t’i paguajnë 35-vjeçarit Aldridge pjesën tjetër të kontratës që e lidh vitin e fundit me vlerë 24 milion dollarë.
“Ai ishte një shok i shkëlqyeshëm ekipi, nuk ka probleme këtu. Ne thjesht mendojmë se ky është një kombinim fitues për të dy, klubin dhe Lamarcus. Kur të krijohet mundësia, do të varet nga menaxhmenti dhe agjenti i tij“, tha Popoviç.
Disa skuadra thuhet se kanë shprehur interes për të sjellë Aldridge si një agjent i lirë, por nuk ka indikacione se cilat skuadra janë të interesuara për të.
Shtatë herë All-Star lojtari, këtë sezon kishte mesatare prej, 13.7 pikëve, 4.5 kërcimeve dhe 1.7 asistimeve për ndeshje
Në fakt kjo është shumë poshtë mesatares së tij të karrierës prej 19.4 pikësh, 8.3 kërcimesh, 2 asistimesh dhe 1.1 bllokadash për ndeshje.
Aldridge ishte zgjedhja e dytë në draftin e vitit 2006, pas Andrea Bargnani, dhe u zgjodh nga Chicago Bulls përmes New York Knicks dhe menjëherë u shkëmbye te Portland Trailblazers, ku kaloi nëntë sezone e gjysmë të karrierës së tij, prej nga u transferua te Spurs.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.