SUPERLIGA ME SUPER-NDESHJE NË VIKEND
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit janë në formë të mirë, ku kanë shënuar pesë fitore radhazi dhe do të mundohen të vazhdojnë me fitore përballë prishtinasve, që në xhiron e fundit mundën Pejën. Përballja do të jetë shumë interesante për shkak se, skuadrat ndodhen në pozitë jo të dëshirueshme, ku mitrovicasit janë në vendin e gjashtë me 31 pikë, kurse kryeqytetasit në vendin e shtatë me një pikë më pak.
Bashkimi, që nuk është në formë të mirë përballet me Golden Eagle Yllin, që në xhiron e fundit pësoi humbje nga Ponte Prizreni. Prizrenasit ndodhen në vendin e pestë me 32 pikë, derisa therandasit në vendin e dytë me katër pikë më shumë.
Takim shumë interesant pritet të jetë mes Rahovecit dhe Pejës. Vreshtarët janë në vendin e tretë me 33 pikë, një më shumë se pejanët, që renditen në vendin e katërt dhe në takimet e fundit nuk kanë arritur rezultate pozitive.
Përballja e fundit do të jetë mes vendit të parë, Ponte Prizrenit dhe vendit të fundit, Vëllaznimit. Prizrenasit janë liderë me 37 pikë, kurse kuqezinjtë kanë grumbulluar 29 pikë, por në tri xhirot e fundit kanë mundur Sigal Prishtinën, Pejën dhe Rahovecin.
Superliga – Java 23
E shtunë
17:00 Trepça – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Rahoveci – Peja
19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi
Komentet janë të mbyllura.