Basketboll

LAKERS MË NË FUND RIKTHEHEN TE FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dy humbjeve rresht, LA Lakers më në fund janë rikthyer te fitoret në NBA.

Kampionë në fuqi të NBA-së, ka triumfuar me rezultat të ngushtë 105-100 ndaj Indiana Pacers në palestrën e tyre, ”Staples Center”.

Në fakt, skuadra e Pacers, pati avantazhin në pjesën më të madhe të ndeshjes, por Lakers në momentet vendimtare e morën epërsinë dhe fituan takimin.

Më meritorët për këtë fitore të Lakers ishin: Kyle Kuzma me 24 pikë e 13 kërcime, si dhe LeBron James që shtoi 18 pikë e 10 asistime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Malcolm Brogdon me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Pas këtij triumfi, Lakers mbetën në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, derisa Indiana mbeten në pozitën e 10 në Lindje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=BoGdqVWiAsE

Komentet janë të mbyllura.