Basketboll

DY TRAJNERËT POZITIVË ME COVID, PEJA SOT UDHËHEQET NGA DARDAN BERISHA

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci dhe Peja sonte ndeshen në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Në këtë ndeshje për Pejën, do të mungojnë dy trajnerët e ekipit, Dragan Radoviç dhe Petrit Zeqiri të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kështu ka njoftuar klubi pejan disa çaste më parë.

Sot Pejën do ta drejtojë, kapiteni i ekipit Dardan Berisha i cili është i lënduar, por sot do ti ndihmojë ekipit në rolin e trajnerit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.