Basketboll

NICHOLS PËR NDESHJEN NDAJ ISH-SKUADRËS: SYNOJMË TË VAZHDOJMË ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Që nga ardhja e tij në Gjakovë, Ty Nichols është shëndrruar në basketbollistët kryesorë të Vëllaznimit dhe ekipi nuk di për humbje.

Sonte Vëllanzimi luan ndaj Ponte Prizrenit dhe për fundorin amerikan, Ty Nichols kjo ndeshje do të jetë më e veçantë, ngase luan ndaj ish-skuadrës. Në një prononcim dhënë AsistiOnline.com, Nichols ka thënë se do ta kenë të vështirë, por synojnë të vazhdojnë me fitore.

Ne do të synojmë të vazhdojmë edhe sonte me fitore. Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse Ponte Prizreni ka një ekip të mirë dhe këtë më së miri e pasqyron tabela, por ne do të japim maksimumin për fitore”, tha Nichols.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.