Basketboll

PËRBALLJA E FUNDIT E XHIROS, MES PRIZRENIT DHE VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet përballja e fundit e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Përballja e fundit do të jetë mes vendit të parë, Ponte Prizrenit dhe vendit të fundit, Vëllaznimit. Prizrenasit janë liderë me 37 pikë, kurse kuqezinjtë kanë grumbulluar 29 pikë, por në tri xhirot e fundit kanë mundur Sigal Prishtinën, Pejën dhe Rahovecin.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 23

E dielë

19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.