Basketboll

CLIPPERS FITOJNË KUNDËR DALLASIT, MILWAUKEE TRIUMFON NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy ndeshje të tjera interesante të natës së djeshme në NBA ishin padyshim edhe ato që përplasën mes vete skuadrat e L.A Clippers dhe Dallas Mavericks, repektivisht Milwaukee Bucks dhe Milwaukee Bucks.

Në të dy këto duele rezultatet ishin të ngushta dhe drama ishte prezente.

Clippersat triumfuan në Dallas me rezultatin 109-99 në një duel ku më i miri ishte Kawhi Leonard me 22 pikë, teksa bëri të pavlefshëm triple-doublen e Luka Doncicit që nuk mjaftoi për fitore.

Nga ana tjetër, Milwaukee fituan midis Washingtonit me shifrat 133-122 ndaj skuadrës së Wizards në një duel ku më i dalluari ishte përsëri, Giannis Antotekoumpo që shënoi 31 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Rezultatet e tjera të natës ishin këto:

Kings 116-122 Hornets, 

Spurs 109-99 Pistons, 

Knicks 112-117 Nets,

Pacers 106-121 Nuggets,

Grizzlies 99-122 Suns,

Lakers 128-97 Warriors.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=rDzmuuha6XA

https://www.youtube.com/watch?v=Bf48js_AnmI

Komentet janë të mbyllura.