KRASNIQI: EKIPET KOSOVARE ME ÇASJE NËNQMUESE NDAJ TRAJNERËVE VENDORË
Prishtinë(AsistiOnline) – Në episodin e djeshëm të ASISTIT 442, në panelin e mysafirëve të ftuar ishte edhe trajneri kosovar, Blerim Krasniqi.
Gjatë debatit për trajtimin e trajnerëve vendorë nga klubet kosovare, Krasniqi ishte i ashpër ndaj klubeve duke theksuar se drejtuesit e skuadrave tona po sillen me çasje nënçmuese ndaj trajnerëve vendorë dhe kjo i demotivon edhe të rinjët që dëshirojnë të merren me këtë zeje.
”Çasja e klubeve tona me trajnerët vendorë është katastrofale dhe nënçmuese. Si mund ta gjej motivin një djalosh që dëshiron të bëhet trajner i ri i basketbollit dhe që të vazhdoj me zejen në këtë profesion, kur e sheh se si po trajtohen trajnerët vendorë nga klubet kosovare, thjesht ai demotivohet. Duhet të ndryshohet në këtë drejtim, duhet të fillojmë dhe ti vlerësojmë më shumë trajnerët vendorë, sepse kur nuk e vlerëson produktin tënd, nuk të vlerëson askush”, tha Krasniqi.
Komentet janë të mbyllura.