Basketboll

LAKERSAT FITOJNË ME LEHTËSI KUNDËR GOLDEN STATE, LEBRON JAMES KOMPLETON TRIPLE-DOUBLE NË 30 MINUTA

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i luajtur në “Chase Center” në mes të L.A Lakers dhe Golden State Warriors nuk doli të jetë edhe aq i zjarrtë dhe baraspeshuar sa pritej, aty fitues me rezultatin e thellë 128-97 dolën skuadra e drejtuar nga Frank Vogël, të cilët ishin më të mirë gjatë secilit prej katër çerekëve (29-26, 36-24, 28-23, 35-24).

Lebron James ishte në element në këtë duel, teksa edhe njëher tjetër luajti me minuta të limituara duke e kursyer veten pasi skuadra e tij krijoi epërsi të lartë qysh herët. “Mbreti” luajti me 22 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime teksa u ndihmua mjaftë shumë edhe nga Montrez Harell që realizoi plotë 27 pikë nga stoli.

Nga ana tjetër, paraqitje të mirë tek “Luftëtarët” mund të themi që pati vetëm Steph Curry, i cili realizoi poashtu 27 pikë teksa theu edhe rekord në historinë e klubit të tij sa i përket numrit të asistimeve.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=iRKu47NAww4

Komentet janë të mbyllura.