Basketboll

LOCI: KAM PROPOZUAR TEK SHOQATA E TRAJNERËVE, NJË KUSHT PËR TRAJNERËT E HUAJ QË VIJNË NË KOSOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri nga Peja, Bujar Loci dje ishte i ftuar në ASISTIN 442, që u transmetua në Art Sport 1 dhe Klan Kosova në oraret e zakonshme.

Gjatë zhvillimit të debatit për trajnerët në basketbollin e Kosovës dhe konkretisht për të huajt që po vijnë në Kosovë, Loci tha se i kërkuar kryetarit të Shoqatës së trajnerëve të basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqit që nga Shoqata që ai e drejton të vendoset një kusht për trajnerët e huaj që vijnë në vendin tonë.

Unë më herët i kam kërkuar drejtuesit të Shoqatës së trajnerëve tanë, Arbenit që të vendoset një kusht për trajnerët e huaj në Kosovë. Që të vije një trajner i huaj në Kosovë, të ketë së paku një titull kampioni të fituar atje prej nga vjen, kjo mendoj se do të ishte e arsyeshme e jo të vije çdokush dhe pa asnjë kriter në drejtimin e klubeve tona , sepse në këtë formë po dëmtohen shumë trajnerët vendorë”, u shpreh Loci.

Të kujtojmë se Loci së fundmi e drejtoi skuadrën e Rahovecit, duke u shpallur kampion vjeshtor me klubin ‘vreshtar’.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.