Basketboll

DITA E SHËN PATRIKUT DHURON REKORDE TË REJA NË NBA!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ditën e Shën Patrikut ku u zhvilluan 10 ndeshje në total, gjashtë lojtarë të ndryshëm kanë kompletuar triple double dhe është hera e parë që arrihet një gjë e tillë në historinë e NBA.

James Harden natën e mbylli me 40 pikë, 10 kërcime e 15 asistime kundër Pacers, duke lënë në hije Domantas Sabonisin që shënoi 18 pikë e kontriboi me 11 kërcime e 11 asistime. 

Nga ana tjetër, Russell Ëestbrook goditi mbretërit e Sacramentos me 26 pikë, 14 kërcime e 10 asisitme kurse Draymond Green ndihmoi luftëtarët e Golden State në triumfin ndaj Rockets me 16 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. 

Mbrojtësi më i mirë i momëntit, Ben Simmons në humbjen ndaj demave të Milëaukees natën e përmbylli me 13 pikë, 10 kërcime e 12 asistime ndërsa Nikola Jokic u bë qendra e dytë në histori pas Chamberlain që kompleton më së shumti triple double me 52 në karrierë. Përballë Charlotes, Jokis kompletoi treshifror të dyfishtë me 12 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.

Rekordi i ri u vendos vetëm katër ditë kur po i njëjti rekord u thye me 5 lojtarë që kanë kompletuar triple double brenda një dite. Dhe tani, në 10 ndeshje janë 6 lojtarë që kanë arritur shifra të tilla.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.