LIDERI VAZHDON ME FITORE, TRIUMFON NË PEJË
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar derbin e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Pejën.
Prizrenasit kanë triumfuar në udhëtim te Peja në ”Karagaçi” me rezultat të përgjithshëm, 97-115.
Ishte skuadra e Pejës që e nisi shumë më mirë këtë duel, duke fituar çerekun e parë 34-23. Ndërsa në të dytin, Prizreni u këndell dhe e fitoi atë me 10 pikë diferencë(24-34) e skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me avantazh minimal të Pejës, 58-57.
Në pjesën e dytë, Ponte Prizreni e rriti tempon e lojës e tek Peja veçse binte më shumë. Mysafirët në vijim fituan dy periodat vendimtare(23-28, 16-30) dhe në fund fitorja me meritë ju takoi atyre.
Individët më të dalluar në fitoren e prizrenasve sonte ishin: Divine Myles me 31 pikë, Kwame Vaughn me 23 pikë, Urim Zenelaj me 21 pikë, Landon Talliaferro me 20 pikë dhe Arti Hajdari me 18 sosh.
Te Peja s’mjaftuan për fitore: Dardan Berisha me 26 pikë, Lis Shoshi me double-double(25pk, 10krc) e Brandon Walters me 16 pikë.
Pas këtij triumfi, Ponte Prizreni blindon kreun e renditjes tabelare me 41 pikë, 17 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Peja mbetet e 4-ta me 36 pikë, 12 fitore e 12 humbje.
Në xhiron e radhës, Peja i shkon Bashkimit e Ponte Prizreni e pret Rahovecin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.