Basketboll

SI DEBUTUAN SHOSHI I PEJËS E BUTORAC I TREPÇËS?

Prishtinë(AsistiOnline) – Në dy duelet e fundit të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës, sonte debutuan dy basketbollistë të rinjë.

Për Trepçën debutoi transferi i ri kroat, Dino Butorac i cili ishte fantastik në fitoren e madhe të ”minatorëve” përballë Yllit.

Dino në duelin e parë me Trepçën, luajti për 31 minuta dhe realizoi 22 pikë, 4 kërcime e 1 asist.

Në anën tjetër, për Pejën që u mposht nga Ponte Prizreni, pas dy vitesh i lënduar u paraqit Lis Shoshi dhe ishte fenomenal me 25 minuta lojë arriti, double-double(25pk, 10krc, 1bllk, 1tvj).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.