ÇFARË DRAMË NË KRYEQYTET, KBF BASHKIMI MPOSHT PRISHTINËN
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka fituar derbin e Superligës së Femrave, duke mposhtur Prishtinën në kryeqytet me shumë telashe.
Vashat prizrenase kanë arritur të triumfojnë ndaj Prishtinës në udhëtim me rezultat minimalisht të ngushtë dhe me vetëm një pikë dallim, 63-64.
Ishte skuadra e Bashkimit ajo që e nisi shumë më mië këtë duel, duke fituar tre periodat e para të ndeshjes(9-19. 14-15, 15-19), ndërsa në periodën e fundit, Prishtina arriti të rikthehej në lojë, duke e befasuar Bashkimin me lojën e mirë, duke e afruar rezultatin në vetëm -1 pikë dhe duke pasur rastin që në fund ta fitojë ndeshjen, por nuk ja arriti.
Basketbollistet më të dalluara në triumfin e Bashkimit sonte ishin, dy amerikanet e skuadrës, Aisha Balarabe me double-double(18pk, 18krc) dhe Jasmine Brunson me 15 pikë.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Enxhi Xhanaj me 27 pikë e Enisa Kamerolli me 12 sosh.
Pas këtij triumfi, Bashkimi blindon pozitën e parë dhe sipas të gjitha gjasave do të hyjë si lider në play off, ndërsa, Prishtina mbetet në pozitën e dytë përkohësisht.
Në xhiron e rradhës, Prishtina luan ndaj Penzës e Bashkimi udhëton te Kastrioti.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.