DËNOHEN REFERËT E NDESHJES, PEJA – PONTE PRIZRENI
Prishtinë(AsistiOnline) – Në informatorin e lëshuar sot në sajtin zyrtar të FBK-së i vlefshëm për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës, kanë rënë në sy dënimet për tre gjyqtarë.
Gjyqtarët e ndeshjes, Peja – Ponte Prizreni, Konform Nenit 54.9 të PG të FBK-së, janë denuar me nga 1 ndeshje mos kryerje te detyrës.
Bëhet fjalë për referët, Daut Mehmeti, Elldin Uglari dhe Genc Vitaku.
Përpos referëve të dënuar nga kjo ndeshje, me dënim në të holla është dënuar edhe basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha.
Kapiteni i Pejës është dënuar me 250 euro, konform neneve 50.1 dhe 50.2 të FBK-së.
Dënime të tjera nga kjo xhiro nuk ka pasur.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.