Basketboll

ISTOGU ME TRIUMF TË THELLË, VAZHDON NDJEKJEN E KREUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka vazhduar edhe sot formën e mirë sivjet në Ligën e parë të meshkujve.

Me të gjithë lojtarët që u aktivizuan dhe që shënuan pikë, Istogu arriti të marrë një fitore të thellë në Prizren ndaj Megasportit me shifrat e përgjithshme, 55-118.

Diaman Shabani me double-double(33pk, 11krc), Mirlind Zekaj me 29 pikë, Ardit Pepaj me 18 pikë e Labinot Kelmendi me 11 sosh, spikatën në fitoren e Istogut sonte.

Te Megasporti lojë të mirë shfaqën, Bleonis Tanushi me 14 pikë e Gazmend Hazeri me 12 sosh.

Pas këtij triumfi, Istogu gjendeti dyti me 28 pikë(një më pak se vendi i parë), 13 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Megasporti mbetet i 7-ti me 19 pikë, 4 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e rradhës, Istogu e pret MH Prishtinën e Megasporti i shkon Vushtrrisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.