PRISHTINA E RE FITON DERBIN KRYEQYTETAS TË LIGËS SË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi lokal i kryeqytetit në Ligën e parë i ka takuar Prishtinës së Re që ka mposhtur Marigona Hill Prishtinën.
Skuadra e Prishtinës së Re e drejtuar nga Albert Sylejmani, ka triumfuar ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat tepër të ngushtë, 85-86.
Rrjedha e ndeshjes ishte shumë e ngushtë me Prishtinën e Re që e fitoi periodën e parë, 18-22, ndërsa e dyta i takoi MH Prishtinës poashtu ngushtë, 21-19. Në çerekun e tretë, MH Prishtina arriti ta marrë rezultatin nën-kontroll dhe e fitoi atë, 27-20, por nuk vonoi shumë dhe përsëri erdhi kundërpërgjigjja e Prishtinës së Re që e fitoi çerekun vendimtar, 19-25 e që i shërbeu për ta fituar krejtësisht takimin.
Katër basketbollistë u dalluan në fitoren e Prishtinës së Re sonte: Mergim Jakupi me 26 pikë, Art Islamaj me 19 pikë, Agim Hamiti me 15 pikë dhe Luftim Cikaqi me 12 sosh.
Te MH Prishtina s’mjaftuan për fitore, Eliot Peci me 26 pikë, si dhe Visar Ejupi e Ilir Hasani me nga 16 pikë që të dy.
Me këtë fitore, Prishtina ngritet për një pozitë, konkretisht në vendin e 8-të me 18 pikë, 3 fitore e 12 humbje. Ndërsa, MH Prishtina mbetet e 4-ta me 24 pikë, 9 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme, MH Prishtina i shkon Istogut e Prishtina e Re e pret RC Cola Dritën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.