PENZA ME FITORE TË NGUSHTË, RRËMBEN POZITËN E DYTË
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka arritur fitoren e shtatë me rradhë në Superligën e Femrave duke mposhtur Vëllaznimin.
Vashat pejane kanë triumfuar me shumë telashe ndaj atyre gjakovare dhe me rezultat, 84-78.
Ndeshja ishte shumë e ngushtë me mysafiret nga Gjakova që fituan pjesën e parë, 44-47. Ndërsa në pjesën e dytë vashat nga Peja u këndellën, duke e përmbysur rezultatin dhe duke arritur fitore meritore në palestrën e tyre.
Komplet pesëshja e parë e Penzës arriti pikë dyshifrore sot: Gabrielle Cooper me double-double(26pk, 13krc), Arbnore Përçuku me 22 pikë, Tringa Ukaj me 12 pikë, Valbona Bytyqi me double-double(12pk, 10krc) dhe Ashlie Howell poashtu me double-double(11pk, 12krc). Ndërsa nga banka rezervë e pejaneve, asnjë lojtare nuk arriti të shënojë pikë.
Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore dy amerikanet: Ravena Baker me plotë 44 pikë e Sarah Mgbeike me double-double monstruoz(18pk, 30krc).
Pas këtij triumfi, Penza ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë, 12 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi bie i 4-ti me 29 pikë, 11 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e rradhës, Penza e pret Prishtinën në luftë direkte për pozitën e dytë e Vëllaznimi e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.